"> Poezi për Ditën Botërore të Librit – ShkupiLajm.com
Poezi për Ditën Botërore të Librit

Poezi për Ditën Botërore të Librit

Shpërndaje

Me një kollazh me poezi nga autorë të ndryshëm të titulluar “SHTEGTIME PRANVERORE POETIKE 2021”, u shënua Dita Botërore të Librit, data 23 Prilli 2021.
“Dita Botërore e Librit” e ka origjinën e vet diku në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Përmes vargut poetët do të dhurojnë poezi për të shënuar këtë ditë”- theksoi Sadije Aliti ideatore dhe organizatore.

Data e 23 Prillit është shpallur si Dita Botërore e Librit me një rezolutë të UNESCO-s, në vitin 1995, pasi libri është instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes dhe i ruajtjes së njohurive, dhe promovimi i librave të rinj, është një faktor i pasurimit kulturor e njerëzor.

“I falënderojmë autorët që u bënë pjesë e këtij projekti poetik virtual, të cilët na janë paraqitur nga anë të ndryshme të botës, poetët e kanë realizuar nga një videoinçizim me poezitë e tyre, pastaj për t’i përmbledhur në një material filmik për të shënuar ditën e librit me një porosi simbolike, të lexojmë e të shoqërohemi me librin” – theksoi Besim Xhelili, organizator dhe realizues.
Ky kolazh artistik shtegtim pranveror poetik, nën shoqërimin e vargjeve të bukura të autorëve të përzgjedhur për këtë aktivitet ishte një ndër format e bukura për të shënuar ditën e librit. Me një shpresë ta duam librin, të shoqërohemi me librin.

COMMENTS