"> Prokurori përdori deklaratën e Shkëlzen Gashit për arrestimin e ish-drejtuesve të UÇK’së – ShkupiLajm.com
Prokurori përdori deklaratën e Shkëlzen Gashit për arrestimin e ish-drejtuesve të UÇK’së

Prokurori përdori deklaratën e Shkëlzen Gashit për arrestimin e ish-drejtuesve të UÇK’së

Shpërndaje

Prokurori i Specializuar ka përdorur edhe deklaratën e ish-këshilltarin të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit, për urdhër-arr*estimin ndaj ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Deklarata e Shkëlzen Gashit e dhënë në muajin prill të këtij viti, e cila shkaktoi reagime të mëdha në Kosovë dhe gëzime në Beograd, tani po përdoret nga Gjykata Speciale.

Gjatë një interviste në emisionin Frontal në televizionin T7, Gashi tha se individë të UÇK’së kanë kryer kr*ime dhe dyshohet se kanë vr*arë gati 1 mijë civilë të pafajshëm.
“Individë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë kryer kr*ime ndaj civilëve të pafajshëm. Dyshohet sepse njerëzit janë të vr*amë, i kemi gati 1000 serb civilë të pafajshëm që janë vr*arë, shumicën dërmuese i kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së, se s’kanë mujt me qenë pjesëtar të shoqërisë kulturo-artistike “Hajdar Dushi”, kishte thënë Gashi.

Në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.
“Vetë të dyshuarit kanë një kohë të gjatë rekord i ar*miqësisë ndaj përgjegjësisë për kr*imet e kryera gjatë lu*ftës ose ndonjë hetimi të tyre”, thuhet në dokument.

Kujtojmë se pas këtyre deklaratave skandaloze nga Gashi, shefi i tij Albin Kurti që atë kohe ishte kryeministër, e pati liruar nga detyra Shkëlzen Gashin.
Kjo deklaratë e tij bëri bujë mediatike në gjithë botën, sidomos në Serbi, në vendin ku i hakmerret dhe punon çdo ditë kundër Kosovës për ta paraqitur shumë keq para botës.

COMMENTS