"> Pronarët e automjeteve me targa të huaja do të nënshkruajnë një deklaratë që automjeti ishte futur para 1 tetorit – ShkupiLajm.com
Pronarët e automjeteve me targa të huaja do të nënshkruajnë një deklaratë që automjeti ishte futur para 1 tetorit

Pronarët e automjeteve me targa të huaja do të nënshkruajnë një deklaratë që automjeti ishte futur para 1 tetorit

Shpërndaje

Pronarët e automjeteve me targa të huaja do të duhet të bëjnë një deklaratë që automjeti hyri në vend para 1 Tetorit për herë të fundit për të paguar tarifa më të ulëta regjistrimi.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot, duke sqaruar projekt-zgjidhjen ligjore, vlerësoi se ky është një ligj i rëndësishëm që nga njëra anë do të zgjidhë problemin me automjetet me targa të huaja, dhe nga ana tjetër do të ketë të ardhura shtesë në Buxhet.

Eshtë shumë e rëndësishme të thuhet fakti që kritere të tjera mbeten që dalin nga ligjet ekzistuese të automjeteve, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit. Pra, të gjitha automjetet që hynë para 1 tetorit dhe plotësojnë kriteret mjedisore të parashikuara nga aktet nënligjore, dhe kjo do të jetë mbi standardin Euro 4, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur një pyetje gazetari gjatë vizitës së sotme në Kriva PalankE.

COMMENTS