"> Qeveria do ndajë 160 milion € ndihma biznesit. Ja kush përfiron?! – ShkupiLajm.com
Qeveria do ndajë 160 milion € ndihma biznesit. Ja kush përfiron?!

Qeveria do ndajë 160 milion € ndihma biznesit. Ja kush përfiron?!

Shpërndaje

Qeveria e RMV ka paraparë 29 masa të ndara në 4 shtylla, në vlerë prej 160 milion euro. Kështu Qeveria përmes pakos së pestë të masave ekonomike do ta “shpëtojë” shtetin nga korona kriza.

“Masa e parë është ndihmë financiare për të punësuarit në lartësi prej 1 miliard e 520 milion denarëve për muajt shkurt dhe mars 2021, ku janë përfshirë rreth 60 mijë të punësuar në muaj”, tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Mbështetja financiare do të jetë në nivele në vlerë prej 14 500 deri në 21 776 denarë për pagën mesatare për një të punësuar që të mbështeten vendet e punës në kompanitë vendase, varësisht asaj se sa kompania ka rënie të të ardhurave.

Kompanitë nuk do të kthejnë fondet nga masa për mbështetjen financiare për pagesën e pagave për shkurt dhe mars, nëse i investojnë ato në periudhën tjetër në rritje dhe zhvillim, pavarësisht nëse do të bëjnë fitim ose humbje në fund të vitit, njoftoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Shtylla e dytë është për likuiditetin – kredi pa shkallë interesi në të cilat do të ketë edhe komponent të pakthyeshme. Shtylla e tretë është për krijimin e ambientit të favorshëm afarist me ripërcaktim sistematik, ulje të shpenzimeve parafiskale, ndërsa shtylla e katërt është mbështetja e qytetarëve.

Zaev thotë se masat janë sjellë nëpërmjet dialogut me palët e interesuara dhe drejtpërdrejtë lidhen me katër pakot e mëparshme ekonomike.

Pjesa më e madhe e masave për mbështetje do të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2021

COMMENTS