"> REAL MADRID FITON “EL CLASSICON”, MPOSHT BARCELONËN NË “ALFREDO DI STEFANO” – ShkupiLajm.com
REAL MADRID FITON “EL CLASSICON”, MPOSHT BARCELONËN NË “ALFREDO DI STEFANO”

REAL MADRID FITON “EL CLASSICON”, MPOSHT BARCELONËN NË “ALFREDO DI STEFANO”

Shpërndaje

Real Madridit i ka takuar derbi i javës së 30-të në La Liga, duke mposhtur me shifrat 2:1 Barcelonën në “El Classico”, njofton Insajderi.

Nikoqirët madrilen shënuan dy herë në pjesën e parë, fillimisht me Benzema (13’), ndërsa dyfishoi rezultatin mesfushori gjerman Kroos nga goditja e dënimit (28’). Me rezultat 2:0 për Los Blancos u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes.

Në pjesën e dytë, miqtë kërkuan të ngushtonin sa më parë rezultatin, mirëpo një gjë të tillë nuk e arritën deri në minutën e 60-të kur Mingueza shënoi golin e vetëm për Blaugranët në këtë takim.

Deri në fund të ndeshjes, ekipi i Koeman u mundua të barazonte rezultatin, ku në fundin e takimit rrezikuan disa herë, për më tepër goditën edhe shtyllën, por pa arritur të barazonin rezultatin.

Casemiro te vendasit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutat e fundit të ndeshjes, duke lënë ekipin e Zidane me 10 lojtarë në fushë.

Me këto tre pikë, Real Madrid kryeson La Ligën me 66 pikë, aq sa ka Atletico Madrid, por ekipi i Simeones ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Në anën tjetër Barcelona ndodhet në vendin e tretë me 65 sosh. /Insajderi.com

COMMENTS