"> Regjistrimi fillon për një javë, shpallja për regjistrues publikohet të martën – ShkupiLajm.com
Regjistrimi fillon për një javë, shpallja për regjistrues publikohet të martën

Regjistrimi fillon për një javë, shpallja për regjistrues publikohet të martën

Shpërndaje

Javën e ardhshme, më 1 mars, fillon procesi i Regjistrimit për disa kategori të qytetarëve. Një muaj para të tjerëve do të regjistrohen pjesëtarët e Armatës, të punësuarit në përfaqësitë konsularo-diplomatike, të burgosurit, të pastrehetë, por edhe qytetarët që jetojnë jashtë shtetit. Ndërkohë, opozita maqedonase e udhëhequr nga DMRO-DPMNE thotë se për një ditë ka mbledhur mbi 25 mijë nënshkrime për shtyerjen e Regjistrimit, ndërsa nga Enti Shtetëror për Statistikë për Zhurnal thonë pa pengesa po vijojnë përgatitjet për realizimin e procesit të Regjistrimit.

“Për një javë fillon peocesi i Regjistrimit. Nga 1 deri më 15 mars, 30 të punësuar në Entin Shtetëror të Statistikës, të cilët janë të trajnuar mirë, do të fillojnë me zbatimin praktik të Regjistrimit duke i regjistruar nëpër aplikacionet adekuate disa grupe të caktuara të qytetarëve, shtetas të Maqedonisë së Veriut. Para të tjerëve do të regjistrohen të punësuarit në Armatë dhe përfaqësuesit diplomatiko konsular, si dhe familjet e tyre, nëpër burgje do të zhvillohet Regjistrimi për të burgosurit dhe paraburgosurit, ndërsa në Qendrat sociale do të regjistrohen të pastrehët. Nga 1 marsi deri më 21 prill, ato të vet regjistrohen në aplikacionin I cili fillim javën e ardhshme do të publikohet në ueb faqen e Entit për Statistikë, por me regjistrim parparak. Gjithçka është e gati”, thonë nga Enti Shtetror i Statistikës për Zhurnal.

Në anën tjetër, VMRO-DPMNE-ja opozitare e akuzon LSDM-në në pushtet se dëshiron të zbatojë Regjistrim me forcë, dhe me nënshkrime dëshirojnë që ta shfuqizojnë Ligjin për Regjistrim, ose kërkojnë shtyerje të së njëjtit për nje vit, dhe më pas i njëjti të realizohet në mënyrë elektronike. “Deri më tani afër 30 mijë qytetarë I kanë thënë JO, Zaevit për Regjistrim të falsifikuar. Pas kësaj porosie, nëse ka pak virtyt, duhet që vet ta tërheq Ligjin”, thonë nga VMRO-DPMNE për Zhurnal.

Jo vetëm VMRO-DPMNE-së, por edhe Janko Baçevit nga partia “Edistvena Makedonija”, kryeministri Zaev me porosi se kjo që po bëjnë nuk është patriotizëm dhe ka shprehur bindjen se do të ketë Regjistrim të sukeseshëm. Sipas dianmikës së përcaktuar, të martën ose të mërkurën do të publikohet shpallja për paraqitjen e regjistruesve, trajnimi I të cilëve do të fillojë me 15 mars. Ndrëkaq, paraprakisht do të trajnohen 150 instruktor shtetëror. Regjistrusit do ti vizitojnë amvisritë në periudhën nga 1 deri më 21 prill. (Zhurnal.mk)

COMMENTS