"> Regjistrimi i popullsisë fillon me diasporën! Nga 1 marsi deri më 21 prill mërgimtarët do të mund të regjistrohen online – ShkupiLajm.com
Regjistrimi i popullsisë fillon me diasporën! Nga 1 marsi deri më 21 prill mërgimtarët do të mund të regjistrohen online

Regjistrimi i popullsisë fillon me diasporën! Nga 1 marsi deri më 21 prill mërgimtarët do të mund të regjistrohen online

Shpërndaje

Një muaj para fillimit zyrtar të operacionit më të madh statistikor, pasnesër fillon regjistrimi i mërgimtarëve dhe do të zgjas 50 ditë, përkatësisht nga 1 marsi deri më 21 prill deri kur zgjat edhe pjesa zyrtare e regjistrimit të popullsisë. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, tha gjatë gjithë kësaj periudhe do të realizohet kampanjë për motivimin e mërgimtarëve tanë për tu regjistruar, ndërsa në lidhje me këtë këto ditë ai ka pasur edhe online biseda me ambasadorë dhe konsull tanë. Të dhënat nga regjistrimi, tha Osmani, në të ardhmen do të kenë rëndësi të madhe për tu ndihmuar mërgimtarëve tanë në vendet ku jetojnë për momentin.

“Kërkova çdo Përfaqësi konsullore diplomatike deri të hënën të më dorëzojë plan se si do të informojë qytetarët. Do ju jap një shembull konkret: Përfaqësuesi nga Australia tha se kanë radio lokale që e përdorin mërgimtarët tanë dhe kjo mund të jetë mundësi e mirë që përmes radios lokale të informohen për mënyrën, procesin, kohën e regjistrimit e kështu me radhë. Në disa vende nuk ka mundësi të tillë andaj do të duhet të komunikohet përmes klubeve nëpër të cilat organizohen qytetarët, rrjetet sociale”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Brendshme.

Regjistrimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe përmes celularit – tha Drejtori i ESHS, Apostoll Simovski. Ai theksoi se aplikacioni është në 8 gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën angleze, dhe se janë ndërmarrë të gjithë masat që të dhënat që do të shënohen nëpër pyetësorë të jenë plotësisht të mbrojtura.

“Vetë-regjistrimi do të zbatohet përmes ueb aplikacioni i cili është shumë i thjeshtë dhe e orientuar për shfrytëzuesit, lehtë i qasshëm, që do të thotë se çdo qytetarë i RMV në mërgim do të mund lehtë ta plotësojë dhe për kohë të shkurtër, ndërsa kushti i vetëm është të paraqiteni me e-mail adresë. Aplikacioni është i bërë për vetë-regjistrim jashtë vendit që do të thotë se nuk ka qasje nga RMV. Pyetësorët e përfshirë në aplikacion do të jenë identik me ata të vendit, me të vetmin dallim që këtu nuk do të kemi shfrytëzim të bazës së të dhënave”, theksoi Apostoll Simovski – Drejtor i Entit për Statistikë.

Përveç mërgimtarëve, nga 1 deri më 15 mars në bashkëpunim me Ministrinë e mbrojtjes do të zbatohet regjistrimi i pjesëtarëve të Armatës të cilët janë në misione jashtë vendit, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë do të bëhet regjistrimi i personave në paraburgim dhe atyre që po vuajnë dënim me burg.

COMMENTS