"> SARAJ: VAZHDON LARGIMI I KAMP SHTËPIZAVE NË LIQENIN TRESKA – ShkupiLajm.com
SARAJ: VAZHDON LARGIMI I KAMP SHTËPIZAVE NË LIQENIN TRESKA

SARAJ: VAZHDON LARGIMI I KAMP SHTËPIZAVE NË LIQENIN TRESKA

Shpërndaje

BEXHETI: ASKUSH NUK MUND TË QËNDROJË ME FORCË NË PRONË TË HUAJ

Ka vazhduar edhe sot largimi i kamp shtëpizave në liqenin Treska, ndërsa kryetari dërgon porosi tek qytetarët se ata nuk mund të qëndrojnë në pronë të huaj dhe se ligjet duhet respektuar. Bexheti nuk precizoi sakt se kur pritet të përfundojnë punimet e zonës së lirë turistike në këtë liqen, por siguroi se po I vjen fundi tunelit në të cilin ndodhej ky liqen tashmë disa vite. Ndryshe sot u përurua objekti I rinovuar I komunës së Sarajit, ku kapacitetet e objektit janë rritur për 325 metra katrorë.

Askush nuk mund të qëndrojë me forcë në pronë të huaj, secili qytetar duhet t’i respektojë ligjet. Kështu deklaroi kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, duke folur për kampistët të cilëve tashmë u ka filluar numërimi mbrapsht dhe brenda 60 ditësh duhet të largohen nga hapësirat rreth Liqenit Treska. Edhe përskaj rezistencës së qytetarëve, madje edhe grumbullimit të tyre disa herë me rradhë në formë protestash, largimi I kamp shtëpizave ka vazhduar edhe sot.

BLERIM BEXHETI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

“ Ata nuk munden me forcë në pronë të huaj të qëndrojnë dhe jashtë parashikimeve të komunës. Kuptohet se secili qytetar duhet t’i respektojë ligjet në shtet.”

Numri një i Komunës së Sarajit ka theksuar se liqeni Treska do të shpallet zonë e lirë turistike, por nuk saktësoi se për sa kohë pritet të përfundojë një gjë e tillë. Ai vetëm nënvizoi se jemi në fund të tunelit në të cilin ndodhej ky liqen.

BLERIM BEXHETI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

“Nuk do të doja sot të flas me data, por realisht jemi në fund të tunelit në të cilin ndodhej liqeni Treska ….Në parim mund të ju them se ne jemi drejtuar edhe tek qeveria edhe tek ministria e ekonomisë, në ndërkohë kishte disa lëshime teknike që I kemi bërë tek kërkesa jonë, mendoj se këto ditë gjatë javës do t’i kemi. Ideja ynë është që liqeni Treska të shpallet si zonë e lirë turistike…. Mund të themi se pas procesit të shkatërrimit që zgjati me vite në liqenin Treska, ai do të vijë në jetë…Ne jemi kah fundi sa i takon aspektit juridik formal, por kuptohet se ndoshta do të ketë edhe procedura të tjera që nuk kemi mundur t’i parashikojmë edhe pse besoj se të gjitha hapat I kemi paraparë si komunë.”

Këto komente Bexheti I bëri gjatë përurimit të objektit të zgjeruar dhe rindërtuar të komunës së Sarajit. Objekti që sot u lëshua në përdorim, u rinovua përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale I implementuar nga ministria e financave me mbështetje të Bankës Botërore ndërsa kapaciteti I ndërtesës është rritur për 325 metra katrorë, me çka siç theksoi Bexheti u krijuan kushte më të mira të punës për punonjësit dhe do të ketë shërbime më të mira për qytetarët në komunë. Për këtë projekt 13 milion denarë janë ndarë nga Ministria e Financave dhe 7 milion denarë nga Buxheti I Komunës. /KlanMacedonia

COMMENTS