"> SENZACION : RMV-ja MPOSHTI GJERMANINË NË DUISBURG – ShkupiLajm.com
SENZACION : RMV-ja MPOSHTI GJERMANINË NË DUISBURG

SENZACION : RMV-ja MPOSHTI GJERMANINË NË DUISBURG

Shpërndaje

Reprezentacioni I Maqedonisë së Veriut në futboll ka realizuar fitoren më spektakolare në historinë e saj, prej se në cilësinë e mysafirit të Duisburg mposhti Gjermaninë 2:1 në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angelovski me një lojë të guxmishme I bënë ballë kampionit të katërfishtë botëror.

RMV-ja së pari shokoi nikoqirin në minutat shtesë të pjesës së parë kur Kapiteni Goran Pandev pas një asisti të Enis Bardhit shënoi golin e avantazhit 0:1.

Në minutën e 63-të shifrat I barazoi Gundogona nga penaltia.

Në minutën e 85 Elif Elmas shfrytëzoi një assist të Arijan Ademit duke shënuar golin e fitores 2:1, për triumfin më të madh në historinë e futbollit të vendit.

Pas tri ndeshjeve, RMV-ja ka 6 pikë.

COMMENTS