"> Shkupi në krye të listës me gati 10 mijë raste aktive me Covid-19 – ShkupiLajm.com
Shkupi në krye të listës me gati 10 mijë raste aktive me Covid-19

Shkupi në krye të listës me gati 10 mijë raste aktive me Covid-19

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë informoi se numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 51213, numri i pacientëve të kuruar është 30204, numri i të vdekurve është 1423, dhe numri i rasteve aktive është 19586.

Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike deri më tani, Shkupi është në krye të listës me 22562 raste, nga të cilat 9479 janë raste aktive. I dyti në listë për nga numri i rasteve aktive është Tetova (aktiv 978), i ndjekur nga Prilepi (aktiv 968).

Aktualisht në komunën e Gazi Babës janë regjistruar gjithsej 1385 raste aktive dhe kjo është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive. Fill pas saj është Komuna e Aerodromit me gjithsej 1382 raste aktive.

COMMENTS