"> Shkupi nuk mund të presë nga Brukseli t’ia zgjidh problemin me Bullgarinë – ShkupiLajm.com
Shkupi nuk mund të presë nga Brukseli t’ia zgjidh problemin me Bullgarinë

Shkupi nuk mund të presë nga Brukseli t’ia zgjidh problemin me Bullgarinë

Shpërndaje

Ministrat e Shëndetësisë së vendeve atënatre të Sofja zyratre aktualisht është pa një qeveri, ndërsa shanset që të formohet në një të afërme të shpejtë janë vogla, që rrezikon mbajten e kenferencës së parë ndërqeveritare, njëherësh zhbllokimin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të cilën Shkupi zyrtar e pret me padurim, përcjellë Zhurnal.

Njohësit e zhvillimeve thonë se çfrëdo komentesh në këtë fazë të zhvillimeve do të ishin të pambështetura.

“ Që kjo të ndodhë do të duhet të sigurohet mbështetja e Bullgarisë për miratimin e kornizës negociuese. Suprizat mund të ndodhin, por jo në mungesë të një qeverie në Bullgari që do të arrijë një pajtim me qeverinë tonë”, shprehet në komentin e saj Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane.

Paralelisht me këtë, në një prononcim për agjencinë e lajmeve MIA, zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështjen e Zgjerimit, Ana Pisonero tha se “Brukseli inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për çështjet e hapura dypalëshe”, që do të thotë se BE nuk hyn në detaje për zhvillimet politike në Sofje.

“Presim me padurim mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Pisonero.

Njohësja e kësaj problematike, Kacarska, duke komentuar këto zhvillime i tha të përditshmes Slloboden Peçat se nuk mund të presim përfshirjen e Brukselit në zhbllokimin e procesit.

“Komisioni Evropian është i kufizuar në mundësitë e veta dhe varret nga vendet anëtare të BE-së, prandaj nuk mund të presim një angazhim të veçantë prej tij në këtë fazë, veçanërisht duke pasur parasysh që në Bullgari është ende e paqartë se si, dhe kur do të formohet qeveria e re”, tha ajo.

Të mërkurën kryeministri bullgar Boyko Borisov ka njoftuar se synon të krijojë koalicion qeveritar pasi partia e tij e qendrës së djathtë ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të këtij shteti, ndonëse ka paralajmëruar se “ka pak gjasa të ketë sukses”.

Pas zgjedhjeve të 4 prillit, Partia GERB e Borisovit do të jetë partia me së shumti ulëse në parlament, mirëpo jo aq sa për të krijuar shumicën, pas fitores së 26.1 për qind të votave.
Në vend të dytë, me 17.7 për qind është partia e re, kundër udhëheqësisë, e formuar nga bullgari i famshëm i një emisioni televiziv Stanislav Trifonov, derisa Partia Socialiste është renditur e treta.

COMMENTS