"> Sllovenia dhe Kroacia mbështesin Shkupin për nisjen e negociatave (VIDEO) – ShkupiLajm.com
Sllovenia dhe Kroacia mbështesin Shkupin për nisjen e negociatave (VIDEO)

Sllovenia dhe Kroacia mbështesin Shkupin për nisjen e negociatave (VIDEO)

Shpërndaje

Sllovenia dhe Kroacia mbështesin hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këtë e kanë konfirmuar presidentët e dy vendeve, Borut Pahor Zoran Millanoviq, gjatë takimit me presidentin Stevo Pendarovski, që u realizua në samitin e Procesit Bërdo-Brioni, në Bërdo të Kranjës.

Siç njoftoi kabineti i presidentit, në takim me Pahorin, Pendarovski ka theksuar se vendi fuqishëm i vlerëson vendosmërinë dhe mbështetjen e Sllovenisë drejtë politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe paralajmërimin se kjo do të jetë në mesin e prioriteteve të larta në agjendën e presidencës së Republikës së Sllovenisë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2021.

“Presidenti Pendarovski ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme për konferencën e pare ndërqeveritare për fillimin e procesit të bisedimeve. Maqedonia e Veriut, ka theksuar Pendarovski, mbetet e përkushtuar në përmbushjen e qëllimit të jashtëm-politik, gjegjësisht anëtarësimin e plotfuqishëm në BE, që do të mundësojë zbatim të përshpejtuar të reformave në vend. Dy presidentët kanë biseduar edhe për situatën me pandeminë e virusit KOVID-19, si dhe për përballje me pasojat e saj”

Në takim me presidentin kroat, Zoran Millanoviq, Pendarovski ka shprehur falënderim për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për aspiratat evropiane gjatë presidencës gjashtëmujore kroate me Këshillin e Bashkimit Evropian për. Në takim është konstatuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe i vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor në BE, siç ishte theksuar në takim, do të kontribuojë drejt stabilizimit të përhershëm të rajonit, si dhe prosperitetin e tij.

COMMENTS