"> Sot aktvendimi për “Monstrën”, retro nga rigjykimi – ShkupiLajm.com
Sot aktvendimi për “Monstrën”, retro nga rigjykimi

Sot aktvendimi për “Monstrën”, retro nga rigjykimi

Shpërndaje

Sot, do të shpallet aktvendimi për njërin ndër rastet gjyqësore më të mëdha dhe kontrovers, “Monstrën”.

Në këtë rast të akuzuar janë Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Haki dhe Fejzi Aziri, ndërsa për Sami Lutën kërkohet lirim nga akuza.

Ky aktvendim, vjen pasi më 24 nëntor 2018, gjykata solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, për shkak të mungesës së provave të forta për rastin.

Megjithatë, sipas asaj që është deklaruar në seancat ku u thanë fjalët përfundimtare të mbrojtjes, “as gjatë rigjykimit nuk u dhënë prova të reja dhe as s’u mësua motivi i vrasjes”, transmeton TV21.

Më 18 shtator 2019 në gjykatën e Penale për herë të parë u dëgjuan bombat e para për “Monstrën”, si dëshmi të reja materiale. Gjithsej ishin 38.000 biseda dhe sms-porosi. Por çka realisht kishte në materialet e përgjuara dhe çka dëshmuan më pas ata që ishin përgjuar?

Më poshtë ju sjellim retro nga rasti “Monstra”, i përgatitur nga gazetarja Valmira Zendeli.

COMMENTS