"> SPITALET PRIVATE AKOMA NUK E KANË PRANUAR MARRËVESHJEN NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË – ShkupiLajm.com
SPITALET PRIVATE AKOMA NUK E KANË PRANUAR MARRËVESHJEN NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

SPITALET PRIVATE AKOMA NUK E KANË PRANUAR MARRËVESHJEN NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Shpërndaje

Spitalet private nuk e kanë pranuar ende Marrëveshjen të cilën do të duhet ta nënshkruajnë me Ministrinë e Shëndetësisë, për pranimin e pacientëve me Covid 19. Alsat kontaktoi me disa nga spitalet konkretisht do ti ndihmojnë shtetit për tu ballafaquar me pacientët e infektuar nga Korona virusi. Ata thonë se janë të gatshëm të përshtaten me kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë, por se ende nuk kanë pranuar kërkesat konkrete dhe kontratën të cilën duhet ta nënshkruajnë. Ministri Venko Filipçe për Alsat thotë se Marrëveshja është në përgatitje e sipër.

Po e përgatisin juristët. Unë pres për një javë – tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Në pyetjet e drejtuara në Ministrinë e Shëndetësisë se çfarë nënkupton pagesa e shtetit prej 30% ndaj spitaleve private të cilat do të hapin reparte për trajtimin e pacientëve me Cov id19, nga Ministria thonë se shteti do u paguaj spitaleve private shfrytëzimin e resurseve të tyre por jo të shërbimeve.

Në pajtim me Ligjin për Menaxhim me Kriza, neni 33 alineja 3, 30% nga paga mesatare mujore shteti spitaleve private do ua paguaj për shfrytëzimin e resurseve. Pra spitaleve private nuk do tu paguhen shërbimet e tyre, por vetëm resurset të cilat do tu shfrytëzohen. Mjekimi i pacientëve në spitalin “Mala Bogorodica” do të jetë në ngarkesë të shtetit dhe qytetarët nuk do t paguajnë asgjë – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë nga Ministria e Shëndetësisë nuk zbardhin asnjë detaj tjetër se çfarë parashikojnë të përmbajë marrëveshja që do ta lidhin me spitalet private./ALSAT

COMMENTS