"> Takim i kryetarit të komunës së Çairit Ganiu me ambasadoren britanike Gallovej – ShkupiLajm.com
Takim i kryetarit të komunës së Çairit Ganiu me ambasadoren britanike Gallovej

Takim i kryetarit të komunës së Çairit Ganiu me ambasadoren britanike Gallovej

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot në takim pune ekselencën e saj, ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Rejçell Gallovej. Kreu i Çairit, Ganiu i prezantoi ambasadores projektet e realizuara deri më tani, fokusin strategjik të komunës së Çairit në periudhën në vijim, sfidat e funksionimit dhe masat e ndërmarra për senzibilizimin dhe rritjen e nivelit të sigurisë publike në periudhën e ballafaqimit me pandeminë e Kovid-19.

Ai, poashtu faleminderoi ambasadoren Gallovej dhe Ambasadën britanike për përkrahjen e vazhdueshme në drejtim të realizimit të shumë projekteve në shërbim të së mirës së përgjithshme, në veçanti projekteve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ambasadorja Gallovej e faleminderoi kryetarin Ganiu për mikëpritjen dhe shprehu qasjen konstruktive të Mbretërisë së Bashkuar për përforcimin e kapaciteteve lokale për perspektivë më të madhe zhvillimore.

Pas takimit, kryetari Ganiu dhe ambasadorja Gallovej ndoqën edhe prezantimin e aktiviteteve të realizuara nga Ekipi për Veprim në Komunitet të komunës së Çairit, projekt i implementuar nga organizata “Center for Komon Ground” dhe i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

COMMENTS