"> THËNIE TË BUKURA PËR JETËN – ShkupiLajm.com
THËNIE TË BUKURA PËR JETËN

THËNIE TË BUKURA PËR JETËN

Shpërndaje
  • Të vdesësh është e tmerrshme, por ideja se duhet vdekur pa pasë jetuar, është e padurueshme.
  • Njeriu, mbasi të ketë fituar famë e madhështi, po të jetojë më gjatë, humbet famën dhe madhështinë e fituar.
  • Sado gjatë të jetojë njeriu, njëzet vitet e parë janë pjesa më e gjatë e jetës së tij.
  • Njeriut, për të jetuar rehat në këtë botë, i nevojiten katër gjëra prej metali: Një tobë me florinj, një pishtar i argjendtë, një fytyrë prej bronxi, një zemër prej hekuri.
  • Nëse jeton gjatë, do të shohësh se çdo fitore shndërrohet në një disfatë.
  • Në jetë nuk ekzistojnë zgjidhje. Ka vetëm forca në lëvizje: mjafton t’i gjesh dhe zgjidhjet vijnë vetvetiu.
  • Dhe vetë jeta është kancerdhënie.
  • Lindim në një mënyrë të vetme, porse vdesim në mënyra të ndryshme.
  • Me rastet e munguara ne ndërtojmë pak nga pak një trashëgimi plot lumturi. Kur dëshira përmbushet, nuk mbetet tjetër veç vdekjes.
  • Po shkoj të kërkoj një ndoshta të madhe.
  • “Ç’’është vdekja” pyetën një filozof të përmendur. “Më tregoni ç’është jeta, t’ju them ç’është vdekja!”- u përgjigj filozofi.
  • Njeriu vdes vetëm një herë, veç vdes përgjithmonë.
  • Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë jetë. Mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
  • Ka dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se mrekullitë nuk ekzistojnë. Tjetra, të mendosh se çdo gjë është e mrekullueshme.
  • Kur të vijë ora e vdekjes nuk dua të humbas asnjë moment: njeriu vdes vetëm një herë në këtë jetë.
  • Nëse jeta është e përvojtur, është e vështirë të durohet; në qoftë e lumtur, është tmerr të humbet. Që të dyja një janë.
  • Më të shumtët njerëz përdorin të parën pjesë të jetës së tyre për ta bërë tjetrën të përvojtur.
  • Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi. Vetëm në përdorim.
  • Përveç njeriut të gjitha kafshët e tjera e dinë se qëllimi kryesor i jetës është ta shijosh atë.
  • Disa herë në jetë duhet t’i mbash sytë të hapur fort, disa herë të hapur e disa herë të mbyllur. Puna është të dish kur kështu e kur ashtu.
  • Jeta kë një mijë mënyra për ta jetuar. Të gjesh mënyrën më të mirë ndër këto, ky është misteri i jetës.
  • Janë dy qëllime një jetë: e para, të marrim atë që duam, e dyta t’i gëzojmë. Vetëm njerëzit e mbarë arrijnë ta përmbushin të dytën.
  • Ndodhin ngjarje në jetë që janë si pyetje. Kalojnë minuta ose vite dhe pastaj jeta përgjigjet.
  • Nëse dëshironi të dini ç’do të ndodhë në të ardhmen, hidhni një sy në të shkuarën: do të shihni perandori që lindin dhe vdesin. Kështu keni parë edhe në të ardhmen.
  • Ditët e paharruara të jetës janë pesë a gjashtë. Të tjerat janë volum.
  • Ashtu si dita e kaluar mirë të jep gjumë të ëmbël, ashtu dhe një jetë e shpenzuar si duhet të jep vdekjen të qetë.
  • Për shumicën nga ne e kaluara është një keqardhje, e ardhmja – një eksperiment.
  • Koha është monedha e jetës tënde. Është monedha e vetme që ke dhe vetëm ti mund të vendosësh se si ta shpenzosh. Ki kujdes mos lejo të tjerët ta shpenzojnë për ty.
  • Mënyra më e keqe për ta kaluar jetën është të lejosh të ta kamxhikojë.
  • Shpesh mjafton një çast për të harruar një jetë, por ndonjëherë nuk mjafton një jetë për të harruar një çast të vetëm.
  • Është një mëkat i vërtetë që leksionet e jetës i mësojmë atëherë kur nuk na duhen më.
  • Pleqëve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell plakja por harresa.
  • Jeta di t’i ngatërrojë gjurmët e veta dhe gjithçka e së shkuarës mund të bëhet lëndë ëndrrash, argument legjendash.
  • Sa më i madh të jetë mashtrimi, aq më e vogël do të jetë kënaqësia.
  • Jeta është gjëja e vetme që, sa më shumë rritet, aq më tepër bie.
  • Kush ngjitet lart, sigurisht do të zbresë poshtë.
  • Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin të plotësojë dëshirën e vet.
  • Koha është distanca më e largët mes dy vendeve.
  • Edhe një fije floku bën hijen e vet.
  • Vdekja është e bukur kur jeta është e shëmtuar.
  • Forca lëvizëse e përparimit është entuziazmi. Asnjë punë e madhe në art ose profesion, në literaturë ose shkencë, anjëherë nuk ëshë realizuar pa qenë rezultat i entuziazmit.
  • Ëshët frika prej vdekjes dhe jo dëshira për të jetuar, që na mban, të çmendur siç jemi, aq të dhënë pas trupave tanë.
  • Jemi të gjithë plot me dobësi dhe gabime; t’ia falim njeri-tjetrit marrëzitë tona: ky është ligji i parë i Natyrës.
  • Ta gabosh është njerëzore, se për të kryer gjithçka ashtu si duhet është kompjuteri.
  • Me fatin nuk mund të bëhen bisedime paraprake; është mbreti Fat që na bën fatlumë apo fatkeqë.
  • Quajmë rast paaftësinë tonë për të shpjeguar bashkëlidhjen e ngjarjeve.
  • Rasti ka këtë gjë të jashtëzakonshme: vjen natyrshëm.
  • Jeto sikur të jesh dikush që do të vdesë nesër.
  • Mendo sikur të jesh dikush që nuk do të vdesë kurrë.
  • Të vegjëlit gjejnë gjithçka te asgjëja, të rriturit gjejnë asgjënë te gjithçkaja.
  • E shkurtër dhe e turbullt është jeta e atyre që harrojnë të shkuarën, varrosin të sotmen, frikën prej së ardhmes; kur arrijnë në momentin ekstrem kuptojnë se kanë qenë të zënë gjithë kohën pa konkluduar asgjë. Por është tepër vonë.
  • Duhet një jetë e tërë për të arritur të duash jetën.
  • Jeta ikën shpejt, të mos e shpërdorojmë me ëndrra të vogla.
  • Të gjithë ne jemi këtu për disa arsye të veçanta. Ndaloni të jeni të burgosurit e së shkuarës. Bëhuni arkitektë të së ardhmes!
  • Është diçka që e mëson vetëm në burgje…Mos mendo kurrë për momentin e lirimit, përndryshe do përplasësh kokën pas murit. Mendo për ditën e sotme, ose për nesër, maksimumi mendo për ndeshjen e së shtunës.

COMMENTS