"> “Ti nuk kalon”/ Vucic nuk lejohet të hyjë në Kosovë – ShkupiLajm.com
“Ti nuk kalon”/ Vucic nuk lejohet të hyjë në Kosovë

“Ti nuk kalon”/ Vucic nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Shpërndaje

Presidentit serb, Aleksandar Vucic i është refuzuar kërkesa dërguar institucioneve të Kosovës për një vizitë atje.

Lajmin e konfirmojnë mediat vendase të cilat citojnë për këtë informacion burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ato thonë se përveç Vucic-it, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuric. Asnjëri prej tyre duket se nuk do të lejohet ta kryejë vizitën.

Kërkesa e kreut të shtetit serb vjen disa ditë pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Milloshevicit gjatë konfliktit. EULEX-i sqaroi një ditë më parë se zbulimi i mbetjeve mortore në Kizhevak u realizua falë fotove nga ajri. Gërmimet në zonë kishin nisur në e 2015-ën, por problem është se aty ndodhej një gurore e madhe e cila ka qenë në përdorim prej vitesh duke bërë që ambienti përreth të pësonte ndryshime të vazhdueshme. nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999-ën.

Top Channel

COMMENTS