"> TIFF ODA ka hapur thirrjen për aplikim, kategoritë e filmit në të cilat mund të konkurrohet – ShkupiLajm.com
TIFF ODA ka hapur thirrjen për aplikim, kategoritë e filmit në të cilat mund të konkurrohet

TIFF ODA ka hapur thirrjen për aplikim, kategoritë e filmit në të cilat mund të konkurrohet

Shpërndaje

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “ODA” ka hapur thirrjen për Festivalin e dhjetë të Filmit që do të mbahet nga data 28 gusht deri më 3 shtator në Tetovë. Qëllimi i këtij festivali është që të ju ofrojë artistëve të filmit mundësinë për të kontribuar në ngritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve nëpërmjet punës së tyre.

Ky festival ka hapur thirrjen për aplikime edhe këtë vit. Kjo thirrje do të jetë e hapur deri më date 1 korrik të vitit 2021. Kategoritë në të cilat mund të aplikohet janë:

– Cine Balkan Panorama – Feature Film
– Win Panorama – Short Film
– Win Panorama – Short Documentary
– Win Panorama – Short Animation
– Win Panorama – Student Films

TIFF “ODA” vitin e kaluar u përmbyll me transmetimin e filmit “Zana” dhe me përmbylljen e këtij festivali janë ndarë edhe disa çmime për kategorinë “Win Panorama”, ku filmat që fituan çmime vitin e kaluar ishin “Da Yie”, “Why is mom always crying”, “Miles to fly”, “A moment of love” dhe “Sticker”. Prej 3167 filmave nga 122 shtete të botës që kanë konkurruar në këtë festival vitin e kaluar, janë përzgjedhur vetëm 65 filma ku 50 janë transmetuar online, ndërkaq 15 të tjerë në teatrin e Tetovës

COMMENTS