"> Transportues nga Maqedonia të bllokuar mes Çekisë dhe Gjermanisë – ShkupiLajm.com
Transportues nga Maqedonia të bllokuar mes Çekisë dhe Gjermanisë

Transportues nga Maqedonia të bllokuar mes Çekisë dhe Gjermanisë

Shpërndaje

Procedurat e reja të kovidit kanë bllokuar transportuesit maqedonas në rrugët evropiane.

Për shkak të vendosjes së testi të detyrueshëm PCR për hyrje në Gjermani jo më të vjetër se 36 orë, transportuesit kthehen në Republikën Çeke dhe presin me orë të tëra në dëborë dhe temperatura minus për të marrë teste.

Ata thonë se deri më tani ka pasur një protokoll të veçantë për transportuesit në vendkalime, dhe vendimi për PCR u mor brenda natës.

Ata reagojnë se në këtë mënyrë porositë vonohen, dhe transportuesit i ekspozohen kostove shtesë.

COMMENTS