"> Tre skuadra shqiptare do të “pushtojnë” garat evropiane – ShkupiLajm.com
Tre skuadra shqiptare do të “pushtojnë” garat evropiane

Tre skuadra shqiptare do të “pushtojnë” garat evropiane

Shpërndaje

Me ndeshjet e javës ë 33-të që u zhvilluan në pasditen e së dielës zyrtarisht përfundoi kampionati 2020/2021 në Ligën e Parë të futbollit vendor. Pas kompletimit të javës së fundit u mësuan të gjitha të panjohurat e këtij kampionati. Ekipi Shkëndija e Tetovës është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut në futboll pasi në 33 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 22 fitore, 9 barazime dhe 2 humbje duke grumbulluar gjithsej 75 pikë. Në ceremoninë e ndarjes së trofeut për titullin e fituar të pranishëm ishin kreu i FFM-së Muamed Sejdini, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Arman Duka, kryetari i Parlamentit të RMV-së Talat Xhaferi, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, si dhe ministra në kabinetin e Qeverisë. Festa e skuadrës kuqezi ka vazhduar edhe në mbrëmje në sheshin “Iliria” në Tetovë, njofton Klan Maqedoni.

Ndërkohë, në pozitën e dytë dhe të tretë në tabelën e klasifikimit radhiten KF Shkupi dhe Struga Trim Lum, ekipe të cilat së bashku me ekipin e Shkëndijës do të përfaqësojnë vendin në garat evropiane. Për ekipin nga Struga që është sezoni i dytë elitar i futbollit vendor kualifikimi në Kupat Evropiane paraqet një sukses historik.

Renova për të mbijetuar në elitën e futbollit vendor edhe në sezonin e ri 2021/2022 do të luajë një ndeshje balatozhi me ekipin e Ohrit apo Tikveshin e Kavadarit. Ekipi tjetër që do të luajë në balotazh është edhe Sileksi i Kratovës.

Dy ekipet që në kampionatin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e dytë janë Vardari dhe Bellasica, ndërsa dy ekipet që kthehen në elitën e futbollit janë Bregallnica e Shtipit dhe Skopje e Lagjes Autokomanda.

Rezultatet e javës së 33-të të kampionatit në Ligën e Parë:

Shkëndija – Shkupi 1-1

Renova – Rabotniçki 1:1,

Sileksi – Struga Trim Lum 0:1

Akademia Pandev Boreci 3:1

Pelisteri Bellasica 2:0

Vardari – Makedonija Gj.P 0:2.

COMMENTS