"> Uji në Shkup i sigurt për t’u pirë – ShkupiLajm.com
Uji në Shkup i sigurt për t’u pirë

Uji në Shkup i sigurt për t’u pirë

Shpërndaje

Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë analizat e mostrave për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të mara nga 40 vende matëse në qytet.

Siç njoftuan sot nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, prej 26 deri 30 prill janë marrë 148 mostra për analizë fizike-kimike dhe 148 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije.

“Sipas rezultateve të mara nga hulumtimi, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, njoftuan nga “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

COMMENTS