"> VIDEO/ Shpërdorime pa fund dhe 3 gola, mbyllet pjesa e parë në “Air Albania” – ShkupiLajm.com
VIDEO/ Shpërdorime pa fund dhe 3 gola, mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”

VIDEO/ Shpërdorime pa fund dhe 3 gola, mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”

Shpërndaje

Shqipëri–Kazakistan 2-1

Sfida e 5-të e Nations League Grupi C / Stadiumi “Air Albania”

Ora 18:00

Shqipëria: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Kallaku, Memushaj, Uzuni, Manaj, Cikalleshi.

Kazakistani: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Kuat, Bejsebekov, Abiken, Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.

Gjyqtar: Xavier Estrada Fernandez

Komenti minutë pas minute:

45+2′ Mbyllet pjesa e parë 2-1 në favor të Shqipërisë. Kuqezinjtë edhe pse kanë shënuar dy gola kanë shpërdoruar pa fund.

35′ Tjetër mundësi e mirë për kuqezinjtë, Hysaj dhe Uzuni brenda zonës nuk shënojnë, largon mbrojtja kazake.

31′ Shansi i artë për Shqipërinë, Uzuni i vetëm përballë portierit nuk shënon.

24′ GOL! E pabesueshme, Kazakistani gjen golin e parë. Aimbetov nga mesi i fushës mposht Berishën që nuk ishe vendosur siç duhet.

23’GOL Shqipëria shënon golin e dytë, Ismajli brenda zonës e dërgon në rrjetë edhe pas një largimi jo të mirë nga mbrojtja kazake.

16′ GOL! Zhbllokohet sfida. Shqipëria shënon golin e parë me Cikalleshin që shfrytëzon mjaft mirë krosin e Memushajt dhe e dërgon në rrjetë. Ky ishte goli i parë për kuqezinjtë në “Air Albania”.

8′ Kundërpërgjigjet Shqipëria, Manaj me kokë ndalet nga portieri Pokatilov.

5′ Shqipëria me fat, Berisha shpëton një gjuajte të fortë nga Bejsebekov.

2′ Shqipëri direkt në sulm, Gjimshiti godet me kokë me topin që kalon ngjitur me traun e portës.

1′ Starton ndeshja në “Air Albania”, topi i parë shkelmohet nga Kazakistani.

COMMENTS