"> Vuçiq “godet“ Albin Kurtin, Hajt ta shohim se sa lehtë do ta ketë me Serbinë! – ShkupiLajm.com
Vuçiq “godet“ Albin Kurtin, Hajt ta shohim se sa lehtë do ta ketë me Serbinë!

Vuçiq “godet“ Albin Kurtin, Hajt ta shohim se sa lehtë do ta ketë me Serbinë!

Shpërndaje

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të lu.ftojë për njerëzit e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur u pyet për të komentuar nëse Serbia ka një përgjigje ndaj fjaleve nga Prishtina dhe Washingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për të vazhduar dialogun.

Vuçiq tha se dialogu me Kosovën është një nga gjërat më të rëndësishme, ndërsa tha disa fjalë edhe për Albin Kurtin.

“Ju nuk keni një përgjigje adekuate, unë shoh se situata jonë e bren.dshme është duke u zgjidhur nga Albin Kurti, i cili foli për atë se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet.

Ne do t’i lëmë të shkojnë, le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”, u tha Vuçiq gazetarëve në aeroportin e Beogradit.

Në lidhje me faktin se Kurti thotë se nuk është i interesuar për dialog me Beogradin më shumë sesa me serbët në Kosovë, Vuçiq thotë se “përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nuk janë ata që marrin 0.62% ose ata që marrin 2% të votave nga ta, por ata që marrin 95%”.

“Ata u përpoqën në çdo mënyrë të instalonin serbët me të cilët duan të flasin, nga Rashiq te Rada Trajkoviq, kështu që nuk patën sukses.

Ju mund ta blini dikë por s’mund t’i blini 95% të njerëzve”, tha Vuçiq.

“Do të jetë e vështirë për ne, dhe për ta, siç thonë ata, gjithçka është e lehtë.

Do ta shohim se sa e lehtë do të jetë”, përfundoi Vuçiq. /Express

COMMENTS