"> VV refuzon kërkesën e Abdixhikut për tërheqjen e iniciativës së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje – ShkupiLajm.com
VV refuzon kërkesën e Abdixhikut për tërheqjen e iniciativës së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje

VV refuzon kërkesën e Abdixhikut për tërheqjen e iniciativës së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për tërheqjen e iniciativës së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, shkruan Express.

VV gjatë ditës mori iniciativën të ndryshojë Ligjin për Zgjedhje. Këtë ligj, pak para votimit për president, LDK’ja e konsideroi si shantazh.

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media bëri thirrje që VV’ja të tërhiqet nga kjo iniciativë.

“Në emër të LDK’së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, bëri thirrje Abdixhiku.

T7 ka mësuar nga burimet e veta se Vetëvendosje ka refuzuar këtë kërkesë të Abdixhikut.

Për t’u votuar ky ligj është thirrur seancë dhe do të fillojë në ora 21:30./Express/

COMMENTS