"> Zaevi kujt po i’a bën me sy nga opozita për t’i marr në strofullën e pushtetit! – ShkupiLajm.com
Zaevi kujt po i’a bën me sy nga opozita për t’i marr në strofullën e pushtetit!

Zaevi kujt po i’a bën me sy nga opozita për t’i marr në strofullën e pushtetit!

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev dje paralajmëroi se tre deri gjashtë deputetë nga opozita do t’i marrë në radhët e koalicionit për të rritur shumicën më stabile parlamentare.

Infektimeve me Kovid-19 i deputetëve ka bërë që të humbet shumica parlamentare prej 62 deputetëve. Këto telashe kanë bërë që Zaev të hedhë grepin në kampin opozitar, duke mos përjashtuar kalkulimet me deputetë shqiptarê, përcjell INA.

“Ja, tua them se mes 3 dhe 6 deputetë do të vijnë në shumicën tonë parlamentare edhe atë për shkak politikave dhe propozim vendimeve. Të jemi të përkushtuar, ja e shihni ka masa të arta, ekonomi, investime”, ka thënë dje Zaev.

Por nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ka theksuar se po punon për shumicën e re parlamentare, duke llogaritur edhe në deputetë nga koalicioni i LSDM.

Ndërsa nga kolaicioni ASH-Alternativa përjashtojnë opsionin e Zaevit.

Deputeti i Alternativës, Zejd Rexhepi mohoi zërat se deputetët e kësaj partie mund të iu bashkangjiten koalicionit qeverisës.

“Asnje subjekt politik ose deputet nga koalicioni ynë nuk është në shitje dhe as për ndryshim të ngjyrave politike”, ka theksuar Rexhepi.(INA)

COMMENTS