"> Zgjedhjet lokale, dilema për modelin e ardhshëm zgjedhor – ShkupiLajm.com
Zgjedhjet lokale, dilema për modelin e ardhshëm zgjedhor

Zgjedhjet lokale, dilema për modelin e ardhshëm zgjedhor

Shpërndaje

Propozimi i VMRO-DPMNE-së opozitare për një rreth zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme lokale hap dilema të reja. Partia e Mickoskit nuk u përgjigj në pyetjen e Alsat nëse ndër modelet që për to mund të jetë i pranueshëm, është ai i zgjedhjes së kryetarit të komunës, jo me zgjedhje të drejtpërdrejta, por nëpërmjet këshillit komunal. LSDM-ja thotë se vetëm një rreth zgjedhor në lokale dëmton demokracinë në rastet kur kryetarët e komunave do të duhet të zgjedhen me më pak se 50% të votave. Mundësinë evantuale që kryetarin e komunës ta zgjedhjë këshilli, nuk e kanë shqyrtuar.

Sigurisht kjo është çështje që nuk është shqyrtuar akoma. Kur të kemi qëndrim përfundimtar, si parti, sigurisht edhe si shumicë në Kuvend do ta themi qëndrimin tonë. E re në zgjedhjet lokale janë listat e hapura si një hap më shumë drejt demokratizimit të zgjedhjeve lokale gjë që shpresoj me kalimin e kohës do të bartet edhe të zbatohet edhe të zgjedhjet parlamentare – deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Përgjigje nuk kanë as nga BDI-ja. Sipas opozitës shqiptare, ndryshime të tjera rreth mënyrës së zgjedhjeve lokale janë më me prioritet.

Ne jemi shumë të interesuar të ketë ndryshim të Kodit zgjedhor duke përfshirë fillimisht pastrimin e listave zgjedhore pasi kemi mjaft votues fiktiv dhe kjo peshë më shumë bie mbi votuesin shqiptar. Sa i takon modelit zgjedhor, ne mendojmë që ai parlamentar të jetë me lista të hapura, në zgjedhjet lokale po ashtu me lista të hapura. Nuk e kemi menduar opsionin për ta zgjedhur këshilli kryetarin e Komunës por momentin që do të bisedohet ndërmjet dy partive politike (të koalicionit) do të japim edhe qëndrim -u shpreh Skender Rexhepi, ASH – AAA.

Qytetarët aktualisht zgjedhin kryetarët e komunave nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta ku po ashtu votojnë për këshilltarët komunal. Në rast se ky model ndryshohet, kërkohet vetëm ndryshim i Kodit zgjedhor i cili gjithmonë definohet me konsensus mes partive politike.

Fatlume Dervishi

COMMENTS