"> Zinedine Zidane në fije të perit, në Madrid zbulojnë emrat e kandidatëve – ShkupiLajm.com
Zinedine Zidane në fije të perit, në Madrid zbulojnë emrat e kandidatëve

Zinedine Zidane në fije të perit, në Madrid zbulojnë emrat e kandidatëve

Shpërndaje

Humbja e fundit kundër Shakhtar ka tronditur në themel stolin e Zinedine Zidane, një humbje që vjen në vazhdën e rezultateve jo pozitive, një situatë e pakëndshme për teknikun francez që ve ndjeshëm në dyshim të ardhmen e tij në stolin e Real Madrid. Në Spanjë prej kohësh flasin për një largim ose një dorëheqje të Zidane, ndërsa përcaktuese janë dy ndeshjet e radhës, kundër Sevilla në La Liga dhe B.Gladbach në Champions. Zidane ka në dispozicion dy sfida për të bindur drejtuesit e Realit.


Pochetino
Në rast se Zidane shkarkohet drejtuesit e klubit kanë prej kohësh në tavolinë dy emra të rëndësishëm, Raul, një ish ikonë e klubit dhe Pochettino, një trajner me emër, i pa punë që kur u shkarkua nga stoli i Tottenham Hotspur. Emri i teknikut argjentinas nuk është një risi pasi edhe në të kaluarën është folur shpesh, një trajner që pëlqehet shumë nga presidenti Perez.
(BalkanWeb)

COMMENTS