"> Zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit protestojnë – ShkupiLajm.com
Zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit protestojnë

Zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit protestojnë

Shpërndaje

Zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit aktualisht po protestojnë në Brigadën në Avtokomandë për mospagimin e kompensimit për sigurinë në punë, për të cilën Gjykata vendosi në favor të tyre 18 muaj më parë, dhe Qyteti ende nuk ka përfshinë rrogë.

Siç informoi për MIA-n anëtari i këshillit drejtues, Dejan Isaevski më 18 tetor ata i dërguan kërkesë Qytetit për të përfshirë shtesën në pagën e tetorit dhe brenda afatit prej pesë ditësh ata nuk morën përgjigje nga autoritetet e qytetit.

“Kjo është arsyeja pse ne vendosëm sot të mblidhemi për një protestë paqësore, siç i përshtatet profesionit më human dhe të rrezikshëm dhe të shprehim pakënaqësinë tonë. Duam që edhe një herë t’i dërgojmë një kërkesë babait të qytetit, gjatë ditës së sotme për të shqyrtuar mundësinë dhe për të urdhëruar barazimin dhe korrigjimin e pagës me kompensimin nga vendimet e gjykatës”, theksoi Isaevski për MIA-n.

Ai paralajmëroi se nëse nuk marrin përgjigje pozitive deri në fund të ditës, nesër ata do të protestojnë para selisë së Qytetit të Shkupit.

Nga këshilli iniciues informojnë se ekipi kujdestar me kapacitet të plotë do të jetë në brigadën për të kryer detyrat.

COMMENTS