"> ZJARRI NË HARAÇINË: FAMILJA ZEKIRI NË QIELL TË HAPUR – ShkupiLajm.com
ZJARRI NË HARAÇINË: FAMILJA ZEKIRI NË QIELL TË HAPUR

ZJARRI NË HARAÇINË: FAMILJA ZEKIRI NË QIELL TË HAPUR

Shpërndaje

FAMILËJARËT KËRKOJNË NDIHMË

Po përgatiteshin për dasmë, por nata e kobshme e 23 tetorit i la në qiell të hapur.. Flakët që përfshinë dy shtëpi në Haraçinë, i lanë pas vetes këto pasoja

Të dy ishin vëllezër, njërit ju shkatërrua shtëpia tërësisht, ndërsa shtëpia tjetër që duket sikur vetëm kulmin e ka të dëmtuar, në fakt e ka të shkatërruar të gjithë katin e dytë.

“Të gjithë mundin e 20 viteve punë për ta ndërtuar këtë shtëpi, ma hodhën poshtë flakët e atij zjarri” kështu tha kryefamiljari Qani Zekiri, në një prononcim për Klan Maqedoni. Mirënjohës që familjarët e tij janë mirë, por i thyer që shtëpia e tij është në këtë gjendje, Zekiri shpjegoi se si është zhvilluar ngjarja.

“Si pikë e parë pe shihni edhe ju se si êshtë gjendja. Domethënë ky kat krejtësisht është I djegur. Rasti Ka ardh kah ora gjashtë e mbrëmjes, ku ka ndodhur përmes vëllaut, I është djegur shtëpia dhe ne kemi shkuar t’iu japim ndihmë, që ata ti shpëtojmë, por assesi nuk patëm mundësi ta shpëtojmë atë, pastaj zjarri i madh na kapi edhe neve, krejtësisht është djegur çka ka pas brenda, nuk mundëm asgjë të nxjerrim. Zjarrëfikêsit erdhën me vonesë, të kishin ardhur ata ndoshta këtë e kishim shpëtuar, por brenda 10 minutave sa e kapi zjarri…” tha Kryefamiljari , Qani Zekiri

Rrezet e diellit, pikat e shiut dhe i ftohti tanimë nuk kanë pengesa të futen në shtëpinë e kësaj familjeje, pasi shtëpia e tyre tanimë nuk ka kulm. Dëmet materiale të katit të dytë tanimë janë të dukshme, por uji që është përdorur për fikjen e zjarrit ka dëmtuar gjithçka që ndodhet në katin përdhesë.. Atij dëmi nuk kanë arritur t’i shmangen, edhe përskaj faktit që kanë vendosur batanije e gjëra të ngjajshme, për të penguar futjen e ujit brenda. Familja gjashtë anëtarëshe tashmë dy netë i kalojnë tek vëllau i Qaniut.

“Natën e kemi kalu të vllavi, un nuk kam pas gjum në sy atë naté, duke parë mos po ndizet diçka mos ka mbet diçka, domethënë gjithë natën kam qëndruar zgjuar duke ecur andej këndej. Vajzën e kam pas të operuar prej krahut, asaj i ra edhe të fikët edhe djali ashtu, nuk disha çfarë të bëj. Kemi qenë në gjendje të mjerueshme…Një dhomë vëllau na e Ka liruar, domethënë brenda kësaj periudhe…sa të mundemi me rregullu diçka..” tha Qani Zekiri

Apeli për të gjithë njerëzit humanë është ky ..

“Nëse ka mundësi të na ndihmojmë të hyjmë, këtë kat të paktën ta bëjmë, ta mbulojmë shtëpinë, të kemi ki të jetojë ndonjë ditë. Ne këtu duhet ta lêshojmê edhe katin tjetër të dalim prej këtu. S’kemi ku të jetojmë këtu, n’mëngjes ra shi, u zgjova, kur u zgjova bike shi, nuk disha çfarë të bëjë, këtu Ka filluar të rrjedhë nëpër mobilje poshtë. Nuk disha çfarë të bëjë, vetëm mendohem. Financiarisht jam dobët e shihni edhe vetë. ” tha Qani Zekiri

Kujtojmë se natën e 23 tetorit si pasojë e problemeve me energjinë elektrike u djeg fillimisht një shtëpi, më pas u përfshi edhe shtëpia e Qaniut. Për shtëpinë e vëllaut kanë ofruar ndihmë dhe pritet që shpejt të fillojë rindërtimi, prandaj familja e tij nuk deshi të prononcohet para kamerës.

Pë të gjithë ata të cilët dëshirojnë ti ofrojnë ndihmë familjes mund ta kontaktojnë në nr e tel: 071594593

Dhe nr i Xhirollogarisë: 270-7000492353.06 / Florim Zekiri

/KlanMacedonia

COMMENTS