"> Zvicër: Pushuesi britanik infekton 30 veta me variantin e ri të virusit – ShkupiLajm.com
Zvicër: Pushuesi britanik infekton 30 veta me variantin e ri të virusit

Zvicër: Pushuesi britanik infekton 30 veta me variantin e ri të virusit

Shpërndaje

Autoritetet besojnë se personi në fjalë ka sjellë mutacionin shumë ngjitës britanik të koronavirusit në Wengen

E Martë, 12 Janar 2021 – 14:10albinfo.ch(KEYSTONE/Gian Ehrenzeller)
Dhjetë infeksione të reja me koronavirus janë regjistruar në Wengen brenda 24 orësh. Drejtoria Shëndetësore e Bernës e ka konfirmuar këtë lajm për gazetën Berner Zeitung të martën pasdite.

Destinacioni i njohur turistik në Kantonin e Bernës tashmë ka pasur 70 raste infeksioni që nga Krishtlindja, transmeton albinfo.ch. Kjo përbën një shifër të madhe për një fshat me vetëm rreth 1000 banorë.

Por, numri i njerëzve që qëndrojnë në këtë lokalitet gjatë dimrit rritet ndjeshëm nga prania e entuziastëve të sporteve dimërore.

Gjithashtu është bërë e njohur se rreth 30 infeksione të kurorës mund t’i atribuohen një turisti të vetëm britanik. Autoritetet besojnë se personi në fjalë ka sjellë mutacionin shumë ngjitës britanik të koronavirusit në Wengen

COMMENTS